Shërbime Përkthimi Profesionale Online
ProofreadingServices.com ofron shërbime përkthimi profesionale nga shqipja në anglisht, nga anglishtja në shqip dhe në shumë kombinime të tjera gjuhësh. Ndërsa ne njihemi kryesisht për shërbimet tona në anglisht të korrigjimit dhe redaktimit për akademikë, punëkërkues, biznesmenë dhe autorë nga e gjithë bota, shërbimet tona të përkthimit njerëzor vijojnë angazhimin tonë për punë me cilësi të lartë, shërbim të shkëlqyer ndaj klientit dhe tarifa të përballueshme.
Na kontaktoni për një tarifë përkthimi.
Çfarë shërbimesh përkthimi ofrojmë ne?
Po kërkoni të publikoni në një vend anglisht-folës, në një revistë në gjuhën angleze, apo në diçka tjetër? Ne ofrojmë përkthime nga shqipja në anglisht, duke kryer veçmas edhe korrigjimet nga skuadra jonë angleze.
Dëshironi që përmbajtja juaj të jetë e disponueshme për miliarda njerëz në të gjithë botën, që nuk flasin anglisht? Ne ofrojmë përkthime nga anglishta në gjuhën shqipe, daneze, zulu dhe shumë të tjera.
Ne jemi të specializuar në…
- Përkthim akademik. Lëreni skuadrën tonë që të përkthejë artikujt e revistave tuaja, botimet kërkimore, disertacionet dhe tezat tuaja në anglisht dhe nga anglishtja në shqip, në mënyrë që të keni mundësi të publikoni më gjerësisht dhe të zgjeroni ndikimin e punës suaj.
- Përkthim biznesi. Përkthimi i faqes suaj të internetit, postimet e blogjeve, materialet e marketingut dhe përmbajtjet e tjera të biznesit janë thelbësore për të zhvilluar biznesin tuaj – dhe për të fituar më shumë para.
- Përkthim letrar. Ju keni punuar shumë me dorëshkrimin tuaj, qoftë një novelë, një jetëshkrim, apo një skenar. Shërbimet profesionale të përkthimit njerëzor mund të rrisin ndjeshëm lexueshmërinë tuaj dhe të lejojnë që një audiencë globale të shijojë punën tuaj.
Tek ProofreadingServices.com, skuadra jonë e ekspertëve gjuhësorë ka përkthyer mijëra dokumente për klientë që kanë mbetur të kënaqur nga Tirana, Prishtina, Durrësi dhe nga mbarë bota. Si asnjë kompani tjetër, ne ofrojmë korrigjime në anglisht me shërbimin tonë të përkthimit nga shqipja në anglisht, me qëllim për të prodhuar dokumente të përkthyera që duken si të jenë shkruar nga një folës amtar.
Kush jemi?
Përkthyesit e ProofreadingServices.com kanë njohuritë dhe përvojën e duhur që të përkthejnë me saktësi punimet tuaja, ndërsa ruajnë njëkohësisht të njëjtin zë dhe stil. Përkthyesit tanë shqiptarë janë të specializuar në një sërë subjektesh – nga inxhinieria civile deri te mjekësia – ndaj projekti juaj do t’i besohet një anëtari të skuadrës që është i familjarizuar me fushën tuaj. Ndaj, nëse ju nevojitet një buletin informativ, një artikull blogu, apo artikull reviste i përkthyer nga anglishtja, ose në anglisht, ju mund t’i besoni skuadrës sonë të përkthyesve shqiptarë se do të prodhojnë një përkthim me cilësi të lartë për projektin tuaj.
Përse të zgjidhni shërbimet tona të përkthimit në shqip?
Tek ProofreadingServices.com, ne ua lehtësojmë shkrimtarëve në të gjithë botën lidhjen me përkthyesit dhe korrigjuesit më të mirë të anglishtes. Shërbimet tona të përballueshme dhe të sakta të përkthimit për bizneset, akademikët dhe autorët do t’ju ndihmojnë që të arrini lexues të rinj dhe të zgjeroheni në tregjet ndërkombëtare, pavarësisht gjuhës, ose temës. Ne jemi krenarë me cilësinë e standardeve të larta që realizojnë përkthyesit tanë profesionistë dhe ju garantojmë se do të mbeteni të kënaqur me punën tonë.